AKTUALITET /

Aksident i frikshëm në Vlorë: Barriera e rrugës ndan në dysh makinën

Aksident i rëndë në aksin Llogara–Vlorë, ku një 22-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore; i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se shkak ishte shpejtësia e lartë.

Shkruar nga Versus
Aksident i frikshëm në Vlorë: Barriera e rrugës ndan në
Pamje nga aksidenti

Një aksident i frikshëm është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Llogara–Vlorë, në vendin e njohur si Fushë-Dukat.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej barrierave ka depërtuar në trupin e mjetit, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale.

Drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al

Poll