
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i drejtuar nga një shtetas ukrainas.
Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Versus.al






