AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas vajzën 11 vjeçe

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas vajzën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditëm e sotme në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, në rrugën "Shkodër-Mjedë",  një makinë e drejtuar nga 43-vjeçari me inicialet D. U., ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

E mitura është dërguar në spital.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Shkodër-Mjedë",  automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll