Vlorë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare, ku një i moshuar duke drejtuar një Fiat Punto ka goditur dy gra që po kalonin mbi vijat e bardha.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurat. Njëra prej grave është transportuar për në spital për trajtim të mëtejshëm.
I moshuari është ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe është marrë në pyetje nga policia, e cila po vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
