
Një dëshmitar okular ka përshkruar momentet dramatike që ndodhën të hënën, 18 gusht në autosdratën Egnatia ku tre shqiptarë humbën jetën tragjikisht kur një kamion u përplas me dy makina duke bërë që ato të merrnin flakë.
Në një prononcim për median greke ANT1 dëshmitari tha se mundëm të dëgjonim tre persona duke na lutur t’i nxirrnim jashtë.
'Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë'. Ata bërtisnin 'ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni'. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t'i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar."
Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha gjithashtu se "gomat filluan të shpërthenin. Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të kishte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni . Ishte i shpejtë dhe i fortë."
Viktimat e aksidentit tragjik janë identifikuar dhe janë Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj 61 vjeç, Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe ndërsa e plagosur ka mbetur Mardalena Kaçaj 49 vjeçe të cilët po ktheheshin nga një dasmë.
Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të 61-vjeçarit, e cila ishte e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.
Të katër po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni ishin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre dhe dy nipërit e mbesat e tyre, të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.
Të dy makinat ishin duke shkuar për në Ksanthi, në një radhë 600 metrash te pika e pagesës, kur kamioni goditi të parën.
Një zjarr shpërtheu në vendngjarje, duke rezultuar në vdekjen e shoferit 59-vjeçar, gruas së tij dhe mikeshës të tyre./Versus.al







