AKTUALITET /

Aksion si në filma, efektivët u shtirën sikur pësuan defekt, rrethojnë 46 vjeçarin që transportonte mijëra fishekë

Municioni luftarak ishte marrë në fshatin Shëngjergj për t'u shitur më pas në Tiranë

Shkruar nga Versus

Aksion si në filma, efektivët u shtirën sikur pësuan defekt,

Një 46 vjeçar i identifikuar si U.M  arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar municion luftarak. Pamjet e publikuara nga forcat blu tregojnë momentin kur 46 vjeçari ndiqet nga dy makina me civilë dhe ndalon përballë 2 mjeteve të efektivëve të cilët u shtirën sikur kishin pësuar defekt. 

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.



Dyshohet se municioni luftarak do të shitej në kryeqytet. Policia vijon hetimet për të kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll