AKTUALITET /

Akuzat për abuzim me tenderat, OSHEE padit për shpifje Bardhin! Çështja i kalon GJKKO

Pas konferencës që Gazment Bardhi mbajti për mediat nga kryesia e Kuvendit ku hodhi akuza për abuzime me tenderat, OSHEE ka paditur për shpifje demokratin.

Shkruar nga Versus

Akuzat për abuzim me tenderat, OSHEE padit për shpifje Bardhin!

Tiranë- OSHEE ka paditur për shpifje kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin sa i takon akuzave të bëra prej tij për abuzime me tenderat.

Të dyja palët refuzuan pajtimin në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku seanca zgjati 50 minuta. Bardhi u përfaqësua nga avokati Marash Logu, ndërsa në trupën gjykuese është gjyqtarja Elsa Ulliri.

Çështja tashmë ka kaluar në seancë gjyqësore dhe dosja ndaj Bardhit ka kaluar nga gjykata e Tiranës tek GJKKO. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: