
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të dënojë ish-drejtorin e Kadastrës, Florian Taçi, me një dënim prej 6 vjetësh burg. Po ashtu, të dënuar janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.
Florian Taçi akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës. Ai u arrestua më 28 shkurt të këtij viti, por më pas u ndryshua masa në arrest shtëpiak, ku ka qëndruar për 7 muaj.
Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 4 vjet e 6 muaj burgim./Versus.al







