AKTUALITET /

Akuzohet për pastrim parash të mafias italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

SPAK ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim të rreth 18.3 milionë eurove të dyshuara si para të mafias italiane. Ai ndodhet në kërkim dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa prokuroria kërkon edhe konfiskimin e shumës së dyshuar.

Shkruar nga Versus

Akuzohet për pastrim parash të mafias italiane, SPAK kërkon 13

SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për përfshirje në një skemë të dyshuar pastrimi parash me vlerë rreth 18.3 milionë euro, që dyshohet se i përkasin mafias italiane Cosa Nostra.

Taçi ndodhet ende në kërkim dhe procesi ndaj tij po zhvillohet në mungesë, pasi ndaj tij është caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg”.

Prokurori Klodian Braho kërkoi gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të rreth 18 milionë eurove të dyshuara si para të paligjshme. Hetimi ndaj Taçit ishte pezulluar për një vit për shkak të mosgjetjes së tij, ndërsa mbrojtja ka kërkuar pushimin e çështjes, duke argumentuar se procedimi për shtetasit italianë është veçuar dhe dërguar për gjykim në Itali.

Në këtë dosje janë të përfshirë edhe disa shtetas italianë, për të cilët procesi vijon paralelisht në Itali, ndërsa Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”./Versus.al

 

Poll