
Berat- Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sabri Likajn, 39 vjeçarin që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur, 15 vjeçe.
Në gjykatë, Likaj nuk ka pranuar akuzën duke deklaruar se nuk e kishte prekur kurrë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata e tij për shkak se janë në konflikt për banesën.
39 vjeçari u arrestua tre ditë më parë pas denoncimit të bërë nga 15 vjeçarja dhe nëna e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal. Versus.al


