AKTUALITET /

Akuzohet së për*unoi dhe la shtatzënë 12 vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg Rushan Selkon

Shkruar nga Versus
Akuzohet së për*unoi dhe la shtatzënë 12 vjeçaren,
Rushan Selko

Gjykata e Korçës la në fuqi masën e arrestit me burg për 67 vjeçarin Rushan Selko, i cili dyshohet se përdhunoi dhe la shtatzane një vajzë 12 vjeçare.

Policia e Korçës njoftoi se i moshuari abuzoi seksualisht me fqinjen e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi në shtëpinë e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

Dyshohet se Selko kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.

Kontrollet mjekësore zbuluan se vajza ishte 22-javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë në praninë e një psikologu. 

Organi i akuzus ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67- vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës./Versus.al

Poll