AKTUALITET /

"Alarmant numri i dosjeve stok", ministri kritika për 'Gjyqësorin': Gjysma e të arrestuarve mbahen në burg pa gjyq

Shkruar nga Versus

"Alarmant numri i dosjeve stok", ministri kritika për

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur sot për sfidat dhe synimet e pushtetit gjyqësor. Gjatë fjalës së tij, Lamallari e vendosi theksin tek numri i lartë i çështjeve të mbetura stok duke nënvizuar se në 10 çështje, vetëm një mund të përfundohet brenda vitit.

Në shumë segmente, veçanërisht në Gjykatat e Apelit, normat e përfundimit të çështjeve janë minimale dhe numri i çështjeve të prapambetura është alarmant. Vetëm 1/10 e çështjeve përfundon brenda një viti. Stoku total po shënon shifrën në 19 mijë çështje për secilin nga Apelet.

"Një tjetër realitet që nuk mund të anashkalohet është mungesa e burimeve njerëzore. Sistemi i Drejtësisë vijon të funksionojë me vakanca të konsiderueshme të gjyqtarëve dhe ndihmës-gjyqtarëve. Nuk mund të kërkojmë efektivitet dhe cilësi kur sistemi operon me kapacitete të kufizuara. Duhet një planifikim i mirë dhe i shpejtë i organikës dhe ndihmësave ligjorë. Miratimi nga viti në vit i një numri më të ulët kuotash për ndihmësat ligjorë, shkon në sensin e kundërt dhe çon në rritjen e stokut të dosjeve”- u shpreh Lamallari.

Ndërsa në vijim preku një temë të përmendur edhe nga kryeministri Edi Rama lidhur me numrin e lartë të personave të paraburgosur duke kërkuar alternativa të tjera në mënyrë që legjislacioni i vendit të përafrohet me atë të BE.

"Për fat të keq, Shqipëria vijon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë. Mbi gjysma e personave që ndodhen në institucionet e vuajtjes së dënimit janë ende pa një vendim të formës së prerë. Ky realitet tregon mungesën e alternativave efektive. Hezitim në vendimmarrje dhe një kulturë gjyqësore zgjedh rrugën më të lehtë dhe jo më të drejtë. Paraburgimi grryen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

62 të të dënuarve në Shqipëri u caktohet një masë nga 5 deri në 20 vite burgim. Ndërsa në BE ka një marzh burimi nga 1 deri në 10 vite burgim. Duhet të afrojmë politikën penale me Bashkimin Europian”- shtoi ministri. Versus.al

Poll