AKTUALITET /

Altin Dumani para Kuvendit: Përmirësohet indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë

Dumanaj theksoi se Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut, duke u fokusuar veçanërisht në hetimet pasurore dhe financiare.

Shkruar nga Versus
Altin Dumani para Kuvendit: Përmirësohet indeksi i perceptimit të
Altin Dumani në Kuvend

Kreu i SPAK, Altin Dumanaj, paraqiti para deputetëve përmirësimet e arritura nga Shqipëria në Luftën kundër Korrupsionit gjatë vitit 2024. Sipas tij, Shqipëria është vlerësuar me 42 pikë në Indeksin Global të Korrupsionit, duke përmirësuar perceptimin për korrupsionin me 5 pikë krahasuar me një vit më parë.

Dumanaj theksoi se Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut, duke u fokusuar veçanërisht në hetimet pasurore dhe financiare. Ai shtoi se sektori i Hetuesve Financiarë është forcuar me kapacitete njerëzore për të trajtuar hetime komplekse brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe veprimet me kriptovaluta.

“Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë, kemi finalizuar një udhëzim të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, deklaroi Dumanaj.

Ai nënvizoi se këto hapa janë pjesë e strategjisë së institucionit për të forcuar transparencën, efikasitetin dhe luftën kundër korrupsionit në vend.

Dumani: Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK.Versus.al

Poll