
Ambasada Italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Italiane shkruan se Nano u angazhua në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe.
“Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane. Versus.al
