AKTUALITET /

"Apartamente e llogari bankare", apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për 25 pasuritë e çiftit Malltezi

Shkruar nga Versus

"Apartamente e llogari bankare", apeli i GJKKO lë në fuqi

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sekuestros preventive të caktuar ndaj 25 pasurive të çiftit Argita dhe Jamarbër Malltezi. 

Gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën e bërë nga çifti për lirimin e pasurive të tyre, mes të cilave janë llogari bankare, njësi biznesi, apartamente e prona të paluajtshme. Më herët edhe gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron. 

Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit. Avokatët e Malltezit pretendojnë se pasuria e tij është e ngritur mbi burime të ligjshme dhe nuk lidhet me asnjë formë të veprave penale. Versus.al

Poll