POLITIKË /

Komente negative në rrjete për “Paketën e Maleve”, Rama publikon profilet: 90% fallco! Pas tyre janë sorrat e bulevardit

Rama ka kritikuar komentet fyese ndaj banorëve të zonave malore, duke deklaruar se debati rreth paketës është shoqëruar me gjuhë urrejtjeje dhe sulme personale.

Shkruar nga Versus

Komente negative në rrjete për “Paketën e Maleve”,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të shumta për “Paketën e Maleve”, duke akuzuar kundërshtarët e kësaj nisme se po përdorin profile false në rrjetet sociale për të sulmuar qeverinë dhe komunitetet vendase.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa nga komentet kritike ndaj paketës dhe është shprehur se rreth 90% e tyre vijnë nga llogari të rreme.

Sipas tij, pas këtyre profileve fshihen “opozitat parlamentare dhe opozitat imagjinare”, të cilat, sipas kryeministrit, kanë nxitur një gjuhë të papranueshme në hapësirën dixhitale.

Rama ka kritikuar komentet fyese ndaj banorëve të zonave malore, duke deklaruar se debati rreth paketës është shoqëruar me gjuhë urrejtjeje dhe sulme personale.

“Lexoni argumentet e kundërshtarëve të Paketës së Maleve dhe kini parasysh se 90% e tyre janë profile false”, shkroi Rama, duke kërkuar që qytetarët të reflektojnë mbi mënyrën e komunikimit publik./Versus.al

 

Poll