
Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoja, i është rikthyer kujtimeve të rënda nga atentati i 1 nëntorit 2019, një ngjarje që përfundoi me plagosjen e tij dhe të tre personave të tjerë në makinën ku udhëtonin.
Në një intervistë për “Dekalog” në DritareTV, Ndoja rrëfen momentet dramatike, humbjen e shoferit të ri dhe plagët që mori vetë, duke theksuar se edhe pse përjetoi tmerr dhe rrezik për jetën.
Ndoja tregoi se, gjatë udhëtimit drejt Sukthit, makina ku ndodhej ai dhe dy persona të tjerë u qëllua, duke shkaktuar plagosjen e të gjithë të pranishmëve.
Shoferi i makinës një 23-vjeçar ndërroi jetë disa ditë më vonë për shkak të tromboembolisë në mushkëri. Ish-prokurori tha se ai vetë mori plagë të rënda në pjesën subklave pas qafës, por fati e ruajti.
Ai shtoi se, edhe pse ngjarja ishte jashtë çdo llogjike dhe rreziku për jetën ishte i madh, nuk kishte asnjë borxh personal ndaj autorëve dhe nuk ndjeu asnjë frikë për jetën e tij.
“Këta individë nuk më kanë intimiduar ndonjëherë. Thjesht nuk kam pasur punë me ta”, tha Ndoja.
“I ftoj publikisht të dalin të thonë qoftë se unë kam një borxh personal ndaj tyre, qoftë edhe me gojë, të thonë të vërtetën.”, tha ai.
Ndoja përshkroi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes ligjore për magjistratët pas ngjarjes dhe theksoi se e konsideron rastin e mbyllur për veten e tij, por se e vërteta nuk duhet harruar, edhe pse vonon:
“E vërteta vonon, po nuk harron”, thotë ai.

