AKTUALITET /

"Arkitekti i transformimit të të majtës shqiptare", Balluku për Nanon: Ishte kryeministri reformator

Balluku e cilësoi Nanon si politikanin që la gjurmë të thella në politikën shqiptare.

Shkruar nga Versus
"Arkitekti i transformimit të të majtës shqiptare",
Belinda Balluku, Fatos Nano

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Balluku shkruan në rrjetet sociale se Nano la gjurmë të thella në politikën shqiptare dhe e cilësoi të ndjerin si “arkitekt të transformimit të të majtës”.

"Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. I paharruar!"-shkruan Belinda Balluku. Versus.al

Poll