
Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku ish-efektivi Adil Veli mbeti i plagosur.
Sipas uniformave blu, 56 vjeçari është goditur me tutën e armës dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga kqyrja paraprake të vendit të ngjarjes, në momentin e goditjes arma është është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.