Një ish e dashur e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.
E.A. pronare e një dyqani rrobash në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas ish-partnerit të saj.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Ish-partnerja e Safet Bajrit ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.








