AKTUALITET /

Arrestohet pronari i hotelit ku u vetëplagos studentja! Gjuta, eksponenti që u përplas me Tahirin dhe i shkoi Ramës me armë pranë selisë së PS

46 vjeçari ishte dënuar me 5 vite burg në 2021-in për armëmbajtje pa leje.

Shkruar nga Versus

Arrestohet pronari i hotelit ku u vetëplagos studentja! Gjuta, eksponenti

Ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në një hotel të Saukut vijon të prodhojë detaje të reja. Në pranga për vetrëplagosjen e 18 vjeçares, është vënë Vladimir Gjuta, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjuta u bë i njohur për përplasjen me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin gjatë kohës kur ky i fundit ishte deputet i PS, pasi Gjuta dyshohej si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të tij. Në shkurt të vitit 2020 ai u arrestua pasi u kap me armë zjarri pranë selisë së PS dhe me një shumë prej 180 mijë eurosh. Ndalimi i tij u bë nga Garda pasi kryeministri Edi Rama ndodhej në seli.

Në prill të 2021-it, Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Gjutën nën akuzë për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të armëve të ftohta. Versus.al

 

Poll