AKTUALITET /

ARRSH njoftim zyrtar për aksin Përrenjas-Librazhd: Do kryhet rivlerësim urgjent gjeologjik!

Autoritetet njoftojnë se strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni mbetet i paqëndrueshëm dhe i vështirë për ndërhyrje. Autoritetet njoftojnë se strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni mbetet i paqëndrueshëm dhe i vështirë për ndërhyrje.

Shkruar nga Versus

ARRSH njoftim zyrtar për aksin Përrenjas-Librazhd: Do kryhet

Autoritetet e ARRSH kanë njoftuar se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me bypass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri.

Rruga dytësore, e hapur për kalim provizor, ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin të pakalueshëm. Për arsye sigurie, mjetet e firmës zbatuese janë tërhequr dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Autoritetet njoftojnë se strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni mbetet i paqëndrueshëm dhe i vështirë për ndërhyrje.

“Rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”, njoftojnë autoritetet./Versus.al

Poll