AKTUALITET /

ARRSH njofton hapjen e rrugës në Librazhd: Ja kur do të lejohet qarkullimi i mjeteve

Rruga alternative Librazhd–Përrenjas hapet nesër pas shembjes së aksit, duke rikthyer kalimin për të gjitha mjetet. Segmenti 1.3 km është ndërtuar pranë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, ndërsa ARRSH vijon punimet për stabilizimin e zonës “Arra e Gurrës”.

Shkruar nga Versus

ARRSH njofton hapjen e rrugës në Librazhd: Ja kur do të lejohet

Pas shembjes së aksit Librazhd–Përrenjas, e cila kishte bllokuar kalimin për rreth 10 ditë, Rruga e Re Alternative do të hapet për trafikun nesër në orën 12:00, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Kalimi do të jetë i mundur për të gjitha mjetet, përfshirë makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionë. Segmenti i ri, i gjatë 1.3 km, është ndërtuar përkrah hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin, duke ofruar një zgjidhje emergjente për rikthimin e qarkullimit normal.

Ndërkohë, në zonën e quajtur “Arra e Gurrës”, ku lëvizjet e terrenit shkaktuan shembjen dhe bllokimin e rrugës, ARRSH ka nisur punimet me intensitet të lartë për stabilizimin e terrenit. Autoritetet paralajmërojnë se rikthimi i plotë i aksit mund të kërkojë disa muaj punë, në varësi të procedurave dhe standardeve të ndërtimit.

Shembja e aksit kombëtar ndodhi më 21 shkurt, pranë fshatit Dragostunjë, ku rrëshqitja e dherave rrezikoi shembjen totale të rrugës dhe shkaktoi ndalimin e qarkullimit. Hapja e rrugës alternative synon të lehtësojë qarkullimin dhe të reduktojë pengesat për qytetarët dhe transportin e mallrave./Versus.al

 

Poll