AKTUALITET /

Asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos që u zu nga dheu teksa punonte me fadromë, reagon ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se menjëherë pas ngjarjes, janë angazhuar forca të shumta në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë trupin e punonjësit të zhdukur.

Shkruar nga Versus
Asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos që u zu nga
Ardit Beshiri

Kërkimet për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos, po vijojnë për të tretën ditë radhazi.

Ajo çfarë është gjetur në vendin e ngjarjes janë vetëm disa copa të eskavatorit të shpërndara, por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes bën me dije se menjëherë pas ngjarjes, janë angazhuar forca të shumta në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë trupin e punonjësit të zhdukur.

Në operacionin kompleks janë përfshirë:

• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos,

• Forcat e Policisë,

• Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM),

• Ekip mjekësor me autoambulancë,

• Forca vullnetare nga komuniteti,

• Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve,

• Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Rrëshqitja e ndodhur përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa të vlerësuara rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme. Për këtë arsye, ndërhyrjet po kryhen me kujdes ekstrem, për të shmangur çdo rrezik shtesë për forcat e angazhuara në operacion.

Megjithatë, aktualisht në një pjesë të luginës është bërë e mundur ndërhyrja me ekskavatorë dhe mjete të tjera ndihmëse.

Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, deri në këto momente nuk është bërë e mundur lokalizimi apo nxjerrja e trupit të punonjësit të ekskavatorit. Operacioni i kërkimit nën vijon me përkushtim maksimal, duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve përkatëse./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: