
Sot në Gjykatën e Posaçme u shty seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje të Taulant Ballës ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Shkak është bërë mungesa e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se nuk do të mund të ishte i pranishëm duke qenë se kishte mbledhje të grupit parlamentar.
Nga ana tjetër, Berisha ishte përfaqësuar me prokurë të posaçme nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Gjykatësi Besmir Stroka caktoi datën 22 maj, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së radhës.
Padia e Ballës lidhet me deklaratat e Berishës në rrjetet sociale ku pretendonte se sipas informacioneve nga ‘’qytetari dixhital’’, Balla kishte ndikuar për lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan. Sipas publikimit të Berishës, Balla kishte ndërhyrë që Marjo Çela të dërgohej në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit. Versus.al

