
Banorët e tre fshatrave në Kolonjë, dolën në protestë ditën e sotme kundër zbatimi të kullotave.
Ata treguan se mbi 400 hektarë tokë, që u përkasin kullotave të Taç i Sipërm dhe Prodan, janë marrë nga një person i vetëm për vendosjen e paneleve fotovoltaike.
“Jemi tre fshatra, gjithsej 250 banorë, na kanë marr kullotat me të cilat ne ushqehemi, do të ndërtojnë aty panele fotovoltaike. Ne kullotim bagëtitë në atë zonë prej vitesh, dhe vjen dhe e merr një person që nuk është fare nga fshatrat tona”, tha një nga banorët.
Banorët paralajmëruan se do të vazhdojnë protestën deri sa zëri i tyre të dëgjohet/Versus.al

