AKTUALITET /

“Bastisje” në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit/ Sekuestrohen mjete komunikimi e armë të sajuara

Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në tre institucione të vuajtjes së dënimit në vend. Gjatë operacionit u zbuluan sende të ndaluara, ndërsa autoritetet paralajmërojnë vijimin e aksioneve në të gjitha burgjet.

Shkruar nga Versus

“Bastisje” në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit/

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar kontrolle të befasishme në institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier, Vlorë dhe Peqin, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në sistemin penitenciar.

Operacioni është drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Kontrollet janë ushtruar nga forcat operacionale të Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda qelive dhe ambienteve të institucioneve penitenciare.

“Bastisje” në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit/

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe sekuestruar aksesorë të mjeteve të komunikimit që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara.

Për rastet e evidentuara është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, i cili pritet të kryejë veprimet e mëtejshme proceduriale dhe hetimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mbetet e vendosur për garantimin e rendit, sigurisë dhe zbatimit të ligjit në çdo institucion të vuajtjes së dënimit, ndërsa paralajmëron se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të e vendit.

Poll