AKTUALITET /

Berisha 'shpërthen' pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani: “Akt kriminal shtetëror i shëmtuar”

Kreu i PD: Avokati u godit shtazërisht për shkak të detyrës, është në spital me fraktura në kokë

Shkruar nga Versus

Berisha 'shpërthen' pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”.

Në reagimin e tij publik, Berisha thekson se avokati Cakrani është sulmuar pa asnjë shkak, vetëm për shkak të ushtrimit të detyrës së tij profesionale, ndërsa bën me dije se ai ndodhet i shtruar në spital me fraktura në kokë.

Sipas liderit demokrat, ky akt përbën një krim të parapërgatitur, të frymëzuar dhe të sponsorizuar politikisht, duke e konsideruar dhunimin si pjesë të një klime presioni dhe intimidimi ndaj avokatëve dhe drejtësisë.

Partia Demokratike i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë avokatit Kujtim Cakrani, ndërsa Berisha ka deklaruar se përgjegjësia për këtë ngjarje është direkte dhe se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron.

 

Poll