AKTUALITET /

Berisha thirret në SPAK për 21 janarin? Gjokutaj përgënjeshtron lajmet: Njoftim i rremë!

Shkruar nga Versus

Berisha thirret në SPAK për 21 janarin? Gjokutaj

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë në media se SPAK i ka dërguar kërkesë kryetarit të PD-së që ditën e premte, në orën 10:00, të paraqitet pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme.

Gjokutaj shkruan në rrjetet sociale se në adresë të Berishës nuk është depozituar asnjë njoftim, ndryshe nga sa pretendohet.

“Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK”, shkruan Genc Gjokutaj.

Poll