AKTUALITET /

Biznesmeni humbi jetën, "Trita Hospital" dhe ‘Dermolife’ të Lindita Hoxhës të maskuara si klinika italiane, pacientët: Të papërgjegjshëm

Lindita Hoxha rezulton themeluese e klinikave me vlerë deri në miliona euro, por mbetet "mister" burimi i kapitalit.

Shkruar nga Versus
Biznesmeni humbi jetën, "Trita Hospital" dhe
Lindita Hoxha, pronare e Trita Hospital dhe 'Dermolife', mjeku Andrea Formiga

Një operacion “i lirë” i kushtoi jetën biznesmenit italian që kreu një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut në “Trita Hospital” në dhjetor të vitit të kaluar. Mediat italiane të cilat raportuan ngjarjen, bënë me dije se kjo klinikë ishte “simotër” e klinikës në Milano dhe në Shqipëri operonte me çmim më të ulët, konkretisht për rastin e biznesmenit të ndjerë 4400 euro nga 15 mijë që kërkoheshin në Itali.

Por pas disa verifikimeve, vihet re se pas Trita Hospital qëndron Lindita Hoxha e cila në prill të vitit 2023 themeloi kompaninë e shërbimeve mjekësore me kapital 100 mijë lekë, ndërsa si administrator caktoi Arli Sherifin. Në review-t e publikuara në internet shihet se Trita Hospital ishte denoncuar në vijimësi për papërgjegjshmëri, mashtrim dhe shmangie të protokolleve mjekësore.

Biznesmeni humbi jetën, "Trita Hospital" dhe

Një prej pacienteve shkruan se ishte shumë e zhgënjyer nga përvoja në këtë spital dhe se stafi nuk kishte treguar as kujdesin më minimal ndaj saj.

“Emri im është …… dhe dua të ndaj përvojën më zhgënjyese dhe joprofesionale mjekësore të jetës sime me Spitalin Trita në Tiranë, sepse njerëzit meritojnë të dinë të vërtetën. Vendosa një tullumbace gastrik atje më 25 shkurt 2025, dhe sot, më 11 dhjetor 2025, e hoqa atë pas dhjetë muajsh të gjatë në të cilët nuk pata absolutisht asnjë rezultat dhe u përballa me stres të vazhdueshëm, konfuzion dhe mungesë të plotë organizimi. Gjatë gjithë këtyre muajve, sa herë që shkoja për konsultë, mjekët nuk e kishin as dosjen time mjekësore, nuk e dinin historinë time, nuk e dinin se kur ishte vendosur tullumbace dhe vazhdonin të më kërkonin informacione që duhej të ishin dokumentuar siç duhet prej tyre. Sot, kur më në fund shkova për të hequr tullumbacen, askush nuk më kishte informuar se duhej të qëndroja 20 orë pa ngrënë para procedurës, diçka thelbësore dhe e papërgjegjshme për t'u fshehur nga një pacient. Pas heqjes, ata nuk më dhanë asnjë dokument daljeje, asnjë udhëzim me shkrim, asnjë recetë për mbrojtjen e stomakut dhe as udhëzime bazë se çfarë duhet të haja në ditët e para, ata fjalë për fjalë më dërguan në shtëpi pa kujdesin minimal që meriton çdo pacient. Kur u përpoqa të telefonoja në çdo numër telefoni që më kishin dhënë për të kërkuar këshilla mjekësore pas procedurës, askush nuk u përgjigj dhe në atë moment e kuptova sa e pakujdesshme, e ç’organizuar dhe emocionalisht shteruese ishte e gjithë kjo përvojë. Nuk do t'ia rekomandoja kurrë Spitalin Trita askujt sepse askush nuk duhet të ndihet kaq i pasigurt, i pambështetur dhe i injoruar nga një institucion mjekësor”- shkruan qytetarja.

Biznesmeni humbi jetën, "Trita Hospital" dhe Biznesmeni humbi jetën, "Trita Hospital" dhe   Biznesmeni humbi jetën, "Trita Hospital" dhe  

Lindita Hoxha si themeluese e klinikave në dukje ‘italiane’

Hoxha e nisi aktivitetin në fushën e shëndetësisë në 2018-ën me kompaninë Dermo Life Akademi për zhvillimin e aktivitetit në fushën e estetikës ku u investuan qindra mijëra euro me burim të paditur. Në vitin 2022 u themelua klinika Dermolife për kryerjen e operacioneve të ndryshme, ndërsa në vitin 2024 u hap farmacia Trita. Nuk bën asnjë sens sesi kompania Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë, mbulon një spital në qendër të Tiranës, një investim me vlerë miliona euro.

Operacioni që i kushtoi jetën biznesmenit

Mjeku që kreu ndërhyrjen ishte Andrea Formiga, emri i të cilit reklamohet shpesh në faqet online të ‘Trita Hospital’ dhe ‘Dermolife’ duke u cilësuar si “doktori i mrekullive”. Megjithatë ky epitet rezultoi të ishte një kontrast brutal mes marketingut luksoz dhe përfundimit tragjik.

Kirurgu vinte në Tiranë një ose dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje bariatrike, fibrogastroskopi, kolonoskopi dhe procedura të tjera që lidhen me obezitetin. Shtrohet pyetja nëse klinika ka qenë realisht e përgatitur për kryerjen e komplikacioneve të rënda dhe përse një pacient që hyn në spitalin privat përfundon duke dhënë shpirt në spitalin shtetëror?

Fakti që kirurgu italian është vënë nën hetim nga prokuroria e Pandovës ngre alarmin për mjekët që reklamohen me bujë nga klinikat në vendin tonë të cilat hiqen si “simotra” të klinikave italiane, por në fakt standartet i kanë shqiptare. Versus.al

Poll