AKTUALITET /

Biznesmeni Lirim Fejzollari paraqitet në SPAK për dosjen me të akuzuar Arben Ahmetajn, u mori pronat familjes Myderizi

Fezollari, i njohur si pronar i kompanive “Emerald Mall”, “NEXT” dhe “TOBACCO HOLDING”, rezulton i përfshirë zyrtarisht në këtë çështje, për shkak të dyshimeve se mund të jetë favorizuar gjatë procesit të privatizimit të ish-ndërmarrjes “Buka”.

Shkruar nga Versus
Biznesmeni Lirim Fejzollari paraqitet në SPAK për dosjen me të
Lirim Fejzollari në SPAK

Biznesmeni Lirim Fezollari është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku po merret në pyetje nga prokurorët në kuadër të hetimeve për dosjen “Buka”.

Fezollari, i njohur si pronar i kompanive “Emerald Mall”, “NEXT” dhe “TOBACCO HOLDING”, rezulton i përfshirë zyrtarisht në këtë çështje, për shkak të dyshimeve se mund të jetë favorizuar gjatë procesit të privatizimit të ish-ndërmarrjes “Buka”.

Më 21 gusht 2015, Lirim Fezollari bleu 45.97% të aksioneve shtetërore të “Buka Sh.a” për 3.2 milion euro në një ankand të kontestuar.

Transaksioni i dha atij kontrollin mbi tokën e fabrikës në zonën “5 Maji” në Tiranë, duke e lejuar ngritjen e qendrës tregtare “Emerald Mall” dhe një kompleks banimi.

Por, vetëm dy muaj më vonë, më 22 tetor 2015, Gjykata Administrative e Tiranës shfuqizoi urdhërin e ministrit Ahmetaj për privatizimin, duke e lënë vendimin në fuqi edhe Apeli në nëntor 2017.

Megjithatë, Fezollari kishte marrë leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë më 8 gusht 2018 – tre muaj para se Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej vitit 2023, të urdhëronte anulimin e ankandit më 8 nëntor 2018.

Dosja e SPAK-ut dokumenton se procedura e privatizimit shkelte vendime gjyqësore dhe akte shtetërore, duke përjashtuar pronarët e vërtetë që janë familja Myderizi për t’i shërbyer interesave të Fezollarit./Versus.al

Lirim Fezollari në SPAK:

 

 

 

Poll