AKTUALITET /

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet një rrugë alternative përgjatë linjës hekurudhore!

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht po punohet në disa fronte, ku ndërhyrja kryesore është heqja e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese.

Shkruar nga Versus
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet
Pamjet e publikuar nga ARRSH në FB

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se vijojnë me intensitet të lartë punimet në zonën e quajtur “Arra e Gurrës”, ku lëvizjet e terrenit shkaktuan bllokimin e aksit rrugor që lidh Librazhd me Përrenjas.

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht po punohet në disa fronte, ku ndërhyrja kryesore është heqja e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese. Qëllimi është hapja e terrenit për vendosjen e sondave, të cilat do të shërbejnë për realizimin e një studimi të detajuar gjeologjik dhe vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes së dheut.

Paralelisht, me mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, ka nisur edhe sistemimi i rrjedhës së lumi Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, në mënyrë që të krijohet hapësira e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Autoriteti thekson se pas përfundimit të studimit gjeologjik do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Qafë Thanë – Elbasan – Librazhd, ndërsa premton informim të vazhdueshëm për publikun mbi ecurinë e punimeve dhe masat e mëtejshme që do të ndërmerren.

Njoftimi i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë të informojë në kohë reale mbi ecurinë e punimeve dhe masat e mëtejshme që do të ndërmerren. /Versus.al

 

Poll