Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë konferencës me gazetarët foli dhe për përplasjet e, kryetari të tij Ilir Meta me kreun e SPAK, Altin Dumanin ditën e djeshme në sallën e gjyqit.
Blushi u shpreh se i ka çmontuar dje nga brinjët në sallën e gjyqit të gjithë prokurorët pasi sipas tij nuk janë prokurorë por terrorista.
Blushi: Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare, të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, kurse Mali i Zi në vendin e 56.
Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin siç e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik.
Si mund të mashtrojë një prokuror në sallën e gjyqit? Ata janë terroristë, nuk janë prokurorë. Nuk ka asnjë dinjitetin e kushëririt të tij Dumanit, është më i zi se ai.
I pyetur nga gazetarët dhe për gjendjen shëndetësore të kreut të PL-së i cili ndodhet në qeli tek burgu 313-ta, Blushi u shpreh se është më i fortë dhe më i freskët se kurrë duke shtuar se nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Edi Ramës.
Blushi: Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, më i fortë dhe më të freskët se kurrë. Në gjendje të shkëlqyer, në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Ramës. Ilir Meta ka mbështetjen e të gjithë Partisë, të gjithë strukturave.
Kështu që mos lexoni këta debilat lart e poshtë. Mbështetja e Metës është e plotë, jemi në kontakt çdo çast me të. S’duhet ketë asnjë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësor, zero. Do përballemi dhëmb për dhëmb e çdo çmim me këtë regjim”.
Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme ku Ilir Meta do të njihej me masën e sigurisë ka pasur debate të forta mes ish-presidentit dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit. Sipas burimeve, Meta ka ofenduar rëndë kreun e SPAK, Altin Dumanin duke iu drejtuar me fjalët “Dumduman, qen”, ofendime që i ka bërë edhe në deklarata të mëparshme që ka pasur para mediave.
“Të kam vath në vesh, mbaje mend se çfarë kam për të të punuar”- mësohet të jetë shprehur Meta mes të tjerash./Versus.al








