
Bojkoti i gjyqeve nga ana avokatëve, i nisur pas arrestimit të Ulian Bajramit, ka shkaktuar një situatë të tensionuar në dosjen e ish-presidentit Ilir Meta.
Gjyqtarja Irena Gjoka ka konsideruar mungesën e avokatëve të Metës në gjqyin e sotëm si shkak të paligjshëm, duke vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit që do të thotë nga data e sotme 23 tetor deri më 28 tetor datë që është shtyrë seanca, Metës nuk do t'i konsiderohen ditë burgu.
Kjo situatë ka krijuar debate ligjore dhe interpretative mes gjyqtares Gjoka dhe organizatave të avokatëve, të cilët e konsiderojnë bojkotin si një formë proteste të ligjshme kundër arrestimeve dhe procedimeve që prekin kolegët e tyre.
Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, pasi Prokuroria e Posaçme dyshon për tre vepra penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Hetimet e SPAK për Metën u mbyllën më 28 korrik, ndërsa në fund të gushtit dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posaçme, për çështjet që lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Dosja e ish-presidentit është ende në seancë paraprake, dhe vendimi final për kalimin e saj në gjykim apo jo do të merret nga gjyqtarja Irena Gjoka./Versus.al







