AKTUALITET /

“Bomba do shpërthejë pas 10 minutash”, sekretari i Kuvendit të Kosovës zbulon mesazhin e rremë kërcënues

Ndërkohë, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka treguar përmbajtjen e mesazhit kërcënues, por nuk ka bërë të ditur se kujt saktësisht iu drejtua ai. Sipas tij, këtë informacion e zotëron vetëm policia.

Shkruar nga Versus

 

“Bomba do shpërthejë pas 10 minutash”, sekretari i

Pas hetimeve të autoriteteve, është konfirmuar se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë i rremë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili tha për mediat se dyshohet që kërcënimi të jetë dërguar nga një person i gjinisë mashkull, që ndodhet në një shtet jo mik i Kosovës. Megjithatë, nuk është zbuluar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ndërkohë, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka treguar përmbajtjen e mesazhit kërcënues, por nuk ka bërë të ditur se kujt saktësisht iu drejtua ai. Sipas tij, këtë informacion e zotëron vetëm policia.

Njoftimin për evakuim na e dha policia. Nuk e dimë saktë kush e mori mesazhin fillimisht dhe nuk mund të konfirmojmë gjëra që nuk i kemi të sakta,” – u shpreh Loshi.

Ai shtoi se mesazhi kishte qenë në gjuhën angleze, dhe përmbante një kërcënim se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit, e cila do të shpërthente brenda 10 minutave.

“Evakuimi u kërkua menjëherë pasi u dha njoftimi në sallën plenare,” – tha Loshi.

Në përfundim, ai bëri të ditur se seanca e Kuvendit është shtyrë për në orën 20:00. /Versus.al

Tags:

kosove alarm

Poll