AKTUALITET /

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet: Nafta jo më shumë se 203 lekë/litri

Çmimet tavan hyjnë në fuqi që prej orës 18:30 të mbrëmjes së sotme dhe do jenë të vlefshme deri në mbledhjen tjetër të Bordit.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet:

Bordi i Transparencës i ngritur për mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve pas krizës së shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme, doli sot me vendimet për çmimet e reja të naftës dhe benzinës.

Sipas Bordit, nafta duhet të shitet jo më shumë se 203 lekë për litër me pakicë, ndërsa me shumicë jo më shumë se 191 lekë për litër.

Benzina duhet të shitet jo më shumë se 175 lekë për litër me pakicë, ndërsa me shumicë, jo më shumë se 163 lekë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi që sot nga ora 18:30 dhe do të duhet të zbatohen deri në mbledhjen tjetër të bordit. Në rast se konstatohen shkelje në pikat e karburantit, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ky ndryshim vjen në kohën kur çmimi i naftës në vend kapërceu shifrën e 214 lekëve për litër. Versus.al

Poll