AKTUALITET /

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës u mblodh sot për të ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në Shqipëri. Duke nisur nga sot në orën 13:00, nafta do të shitet jo më shumë se 197 lekë litri dhe benzina me 186 lekë për litër.

Krahasuar me herën e kaluar, nafta shënon ulje të çmimit prej 5 lekësh. 

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër"- njofton Bordi. Versus.al

Poll