
Bordi i Transparencës u mblodh sot për të ndryshuar sërish çmimin e hidrokarbureve në vend. Kështu, duke nisur nga sot në orën 13:00, një litër naftë do shitet jo më shumë se 198 lekë, duke u ulur kështu me 3 lekë krahasuar me çmimin e mëparshëm.
Ndërsa një litër benzinë do shitet jo më shumë se 185 lekë, duke shënuar sërish ulje me 2 lekë.
''Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes''- njofton Bordi duke paralajmëruar pikat e karburanteve për ndëshkime në rast abuzimi. Versus.al

