AKTUALITET /

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Vetëm një ditë pasi uli çmimin, Bordi i Transparencës vendosi rritje të naftës dhe benzinës.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe

Bordi i Transparencës ka rritur me 4 lekë për litër çmimin e naftës dhe me 3 lekë për litër atë të benzinës. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 14:00. Nga sot nafta do të tregtohet me 197 lekë për litër ndërsa benzina shkon në 182 lekë për litër.

"Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 182  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes"- njofton Bordi duke paralajmëruar karburantet që mund të abuzojnë me çmimet. Versus.al

Poll