AKTUALITET /

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe

Vetëm një ditë pasi vendosi uljen e çmimit të hidrokarbureve, Bordi i Transparencës u mblodh sot sërish dhe vendosi rritjen e çmimit të naftës e benzinës.

Duke nisur nga sot në orën 13:00, nafta do të shitet jo më shumë se 202 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 188 lekë për litër. Konkretisht nafta do të shitet 4 lekë më shtrenjtë dhe benzina 3 lekë më shtrenjtë. 

''Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes''- thuhet në vendimin e Bordit. Versus.al

Poll