AKTUALITET /

Bordi i Transparencës ul çmimet e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës ul çmimet e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëria ka dalë me një vendim të ri për çmimet e karburanteve duke reflektuar ulje të çmimit të naftës me 10 lekë për litër dhe të benzinës me 4 lekë për litër.

Duke nisur nga sot në orën 12:00, çmimi maksimal i naftës me pakicë është përcaktuar në 196 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë në 184 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 180 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 168 lekë për litër në shitje me shumicë.

"Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit’’- njofton bordi. Versus.al

Poll