
Bordi i Transparencës zhvilloi sot një mbledhje për caktimin e kufurit të ri të çmimeve të karburanteve. Si nafta, ashtu edhe benzina kanë pësuar një ulje çmimi prej 2 lekësh krahasuar me çmimin tavan të herës së kaluar.
Nga ora 13:00 e ditës së sotme, një litër naftë do shitet jo më shumë se 185 lekë dhe një litër benzinë jo më shumë se 173 lekë.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër"- njofton Bordi. Versus.al

