AKTUALITET /

Boss-i mafioz kërkon të hajë darkë pas orës 22:00 në izolimin e 41-bis: Përgjigjja "epike" nga Gjykata

Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi përfundimisht kërkesën, duke nënvizuar se regjimi 41-bis është i panegociueshëm, dhe nuk parashikon përjashtime të tilla, qoftë edhe për zakone personale apo ushqim të preferuar.

Shkruar nga Versus

Boss-i mafioz kërkon të hajë darkë pas orës 22:00

Një nga krerët më të njohur të mafies kalabreze ‘Ndrangheta, Antonio Piromalli, aktualisht i dënuar dhe ndodhur në regjim të ashpër 41-bis në burgun e Parmës, kërkoi një privilegj të pazakontë: të lejohej të hante darkë pas orës 22:00, sepse “kështu ishte mësuar”.

Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi përfundimisht kërkesën, duke nënvizuar se regjimi 41-bis është i panegociueshëm, dhe nuk parashikon përjashtime të tilla, qoftë edhe për zakone personale apo ushqim të preferuar.

Sipas rregullores së burgut, pajisjet e gatimit fiket në orën 20:00, dhe oraret e ushqimit janë të përcaktuara qartë. Kërkesa e Piromallit, e motivuar thjesht me faktin se “ai është mësuar të hajë vonë”, u cilësua nga gjykata si e pajustifikueshme dhe në kundërshtim me filozofinë e izolimit të plotë që parashikon ky regjim për të burgosurit e rrezikshëm.

Antonio Piromalli, 53 vjeç, konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të mafies kalabreze në zonën e Gioia Tauro dhe është pjesë e një prej familjeve më të fuqishme të ‘Ndranghetasë. Ai ndodhet nën masa të forta sigurie për shkak të ndikimit të tij të madh brenda dhe jashtë burgut.

Ky vendim i fundit i drejtësisë italiane është përshëndetur si një konfirmim i vendosmërisë së shtetit për të mos lejuar privilegje në burgjet e sigurisë së lartë, edhe për figurat më të fuqishme të krimit të organizuar.

Gjykata e Kasacionit e cilësoi kërkesën si “të pabazë” dhe vendosi të mos i japë hapësirë pretendimeve që sfidojnë standardet e forta të izolimit dhe disiplinës në regjim të posaçëm.

Poll