AKTUALITET /

Caktohet trupa gjykuese për dosjen ndaj Erion Veliajt dhe 30 të pandehurve të tjerë

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është përcaktuar me short, ndërsa ai përballet me 13 akuza të rënda, mes tyre korrupsion dhe pastrim parash. Në të njëjtën çështje janë të përfshirë edhe bashkëshortja e tij dhe dhjetëra persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Shkruar nga Versus

Caktohet trupa gjykuese për dosjen ndaj Erion Veliajt dhe 30 të

Është përcaktuar pas hedhjes së shortit trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Ëngjëllushe Tahiri, e cila do të kryesojë seancat, së bashku me gjyqtaret Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe subjekteve të tjera të përfshira në të njëjtën dosje.

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa kërkesa për dërgimin e çështjes në gjykatë u paraqit nga SPAK rreth pesë muaj më parë. Prokuroria i atribuon atij 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Sipas SPAK, pjesa më e madhe e akuzave lidhet me dyshimet se ai ka përfituar shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga kompani të ndryshme, të cilat më pas kanë marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, si dhe për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërkohë, biznesmenët e përfshirë në dosje dyshohen për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë, si dhe për fshehje të ardhurash e pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërsa gardiani i burgut të Durrësit, Fatjon Baci, dyshohet se i ka dhënë telefon Veliajt gjatë transferimit të tij drejt gjykatës në dy raste, duke u përballur me akuzën për futje ose mbajtje sendesh të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit./Versus.al

Poll