AKTUALITET /

Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë

Krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues politikë nga Shqipëria do të udhëtojnë drejt Vatikanit

Shkruar nga Versus

Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt

Krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues politikë nga Shqipëria do të udhëtojnë drejt Vatikanit. Nesër në ceremoninë e Perurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa LEO XIV, ora 10:00, do të marrin pjesë nga Shqipëria, Presidenti i Republikës, Bajram Bega dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Nga Kisha Katolike do të jenë të pranishëm kryeipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore (KISH) Imzot Gjergj Meta dhe zv/presidenti i KISH, Imzot Simon Kulli.

Nga Kisha Ortodokse do të marrë pjesë Hirësi Nikolla – Mitropolit i Apollonisë dhe i Fierit dhe At Ignat Todri.

Nga Komuniteti Mysliman pritet të udhëtojnë drejt Vatikanit kreu i KMSH, Bujar Spahiu dhe Ejup Lila. Gjithashtu, nga Kryegjyshata Boterore Bektashiane do të jenë të pranishëm Kryegjyshi Baba Mondi si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Në fund të ceremonisë pjesëmarrësit do të bëjnë foto me Atin e Shenjtë.

Ndërkohë, ditën e hënë prej orës 9:30, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë do të marrin pjesë në Audiencen e Atit të Shenjtë Papa Leo XIV, me përfaqesues të Kishave, komuniteteve ekleziale dhe të traditave të ndryshme fetare.

Delegacionet shoqërohen nga Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, Majlinda Frangaj.

Poll