Në intervistën në “Opinion”, CEO e Jet Bank, Fatbardha Rino, sqaroi qartë se institucioni ka kaluar të gjitha filtrat ligjorë dhe rregullatorë të kërkuar për licencimin bankar në Shqipëri, në përputhje me kuadrin e plotë të Bankës së Shqipërisë dhe standardet europiane të EBA, në total rreth 9 institucione kanë kontrolluar aktivitetin e Jet Bank.
Çdo pretendim i hedhur në publik, sipas saj, nuk mbështetet në asnjë dokument zyrtar apo gjetje institucionale.
Ajo theksoi se struktura aksionare është plotësisht e deklaruar, transparente dhe e verifikuar, ndërsa kapitali i bankës është i gjurmueshëm në çdo nivel përmes proceseve të plota AML/KYC dhe “source of funds”.
Në këtë kuadër, çdo lidhje me narrativa të pavërtetuara është e pabazuar dhe jashtë realitetit rregullator.
Sipas saj, procesi i licencimit bankar është një nga proceset më të rrepta në ekonomi, ku asnjë institucion nuk mund të operojë pa verifikim të thelluar të kapitalit, strukturës dhe qeverisjes.
Jet Bank, shtoi ajo, është ndërtuar pikërisht mbi këtë standard rigoroz që garanton siguri dhe stabilitet. Versus.al

