AKTUALITET /

Dëborë dhe ngrica në Panarit të Korçës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Shkruar nga Versus

Dëborë dhe ngrica në Panarit të Korçës,

Reshjet e borës gjatë orëve të fundit, dhe akulli në segmentet rrugore kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në zonën e Panaritit në Korçë, ka patur probleme për disa orë deri sa është bërë ndërhyrja me borëpastruese për pastrimin e rrugës, dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e aksit të hapur dhe të sigurt për lëvizjen e automjeteve.

Automjetet kanë nisur të qarkullojnë normalisht, por situata do të monitorohet në vijim nga autoritetet, për të garantuar qarkullimin normal të qytetarëve.

Poll