
Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të marrin masa për qarkullimin e tyre në disa zona të vendit të cilat janë përfshirë nga reshjet e dëborës që prej orëve të mëngjesit të sotëm.
Reshje dëbore ka pasur:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fushë Dukagjin.
Në Rajonin Qendror
Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan.
Në Rajonin Jugor
Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë.
Në njoftimin e ARRSH bëhet thirrje që të shmangen lëvizjet e domosdoshme dhe të udhëtojnë vetëm në raste të detyrueshme.
“Në këtë periudhë, zhvillimi i trafikut vetëm për udhëtime esenciale është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve dhe për të lehtësuar punën e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve. Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash. Gomat dimërore sigurojnë udhëtim më të sigurt, frenim më të mirë dhe kontroll më të lartë në kushte të ngricës, bore dhe shiut të acartë.
Autoriteti Rrugor bën apel për drejtuesit e mjeteve:
- Sigurohuni që automjeti juaj të jetë i pajisur me goma dimërore para se të niseni.
- Ndiqni paralajmërimet dhe rekomandimet e strukturave të emergjencës.
- Mos e nënvlerësoni rrezikun — kushtet e motit mund të ndryshojnë”- thuhet në njoftimin e institucionit. Versus.al

