AKTUALITET /

Deklarata e fortë e avokatit të Metës: Priten arrestime në kupolën e Policisë së Shtetit!

Sipas tij, kupola e policisë ndodhet prej kohësh në vëmendjen e SPAK dhe shumë drejtues të lartë mund të përballen së shpejti me masa arresti ose sigurie.

Shkruar nga Versus
Deklarata e fortë e avokatit të Metës: Priten arrestime në
Kujtim Cakrani

Avokati i presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke deklaruar se ky institucion ka dështuar në përmbushjen e misionit të tij kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, Cakrani u shpreh se mungesa e bashkëpunimit institucional dhe integritetit profesional ka bërë që SPAK të mos ketë hetime të thelluara, por të punojë kryesisht mbi kallëzime individuale. Sipas tij, kjo mënyrë veprimi ka cenuar besueshmërinë e institucionit.

“SPAK nuk ka dhënë rezultate konkrete që nga krijimi i tij. Bilanci është në zero. Ka persona të mbajtur në paraburgim pa prova të mjaftueshme,” tha avokati, duke kritikuar gjithashtu ndikimin dhe presionin që, sipas tij, prokurorët e posaçëm ushtrojnë ndaj gjyqtarëve të GJKKO.

“Amerikanët mund të vijnë këtu, por ata nuk mund të të japin dinjitetin, moralin dhe profesionalizmin. Prokurorët e posaçëm shantazhojnë edhe gjyqtarët e GJKKO për të arritur qëllimet e tyre,” theksoi Cakrani.

Në përfundim të intervistës, ai bëri një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar zhvillime të reja në radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas tij, kupola e policisë ndodhet prej kohësh në vëmendjen e SPAK dhe shumë drejtues të lartë mund të përballen së shpejti me masa arresti ose sigurie.

“Do të ketë arrestime në kupolën e Policisë së Shtetit. Ju e dini që nga drejtori e të gjithë me radhë kanë telefonata të zbërthyera. Priten masa arresti me burg ose të tjera masa sigurie,” tha avokati.

Pjesë nga fjala e avokatit:

Prokuroria nëse nuk do të ketë bashkëpunimin për të bërë hetimet të thelluara mbi një person, qofshin këta ministra apo drejtorë drejtorish, nëse nuk do të marrë dot informacioni ne duhur, që në mendimin tim Prokurorisë nuk i janë dhënë informacione nga shumë institucione. Dështimi është i arantuar në këto raste. Nëse nuk ka ndonjë bashkëpunim, padyshim që Prokuroria do dështojë.

Ne sot, Prokuroria po punon mbi dosje që janë bërë kryesisht . Nuk ka asnjë të vetëm, një inicim nga ana e BKH apo e prokurorisë lidhur me korrupsionin. Sot prokuroria punon vetëm mbi kallëzimet e personave të ndryshëm, kur punon kështu e humb besueshmërinë.

Do sulmohet nga politika, prokurora u ndërtua që të luftojë krimin politik, Restoja kjo do jetë, do ta sulmojë. Pastaj këtu duket sa me integritet janë ata prokurorë, sa dinjitozë, sa e përballojnë presionin. Ata janë prokurorisë që kur sulmon politika qahen në media, ose shtojnë numrin e rojeve të tyre. Por nuk funksionon kështu. Ajo prokurori që në ditën e parë që ështëk rijaur e deri më sot e ka rezultatin 0.

Ku i keni rezultatet e asaj prokurorie. Është dështuar.  Sot kemi persona që pa prova mbahen në paraburgim. Ajo prokurori do ketë anatemimin e politikës, ne avokatëve. Ajo prokurori ka dështuar, jo sepse dështoi, por dështoi për integritetin e vetë prokurorëve që e lanë veten e tyre të anatemoheshin. Pse nuk anatemohet prokurori në Itali.

Edhe ai ka luftë politike. Sepse ata prokurorë kanë marrë përsipër të lënë jetën e tyre private, kanë marrë përsipër të izolohen, të bëjnë hetime dhe mbi persona që janë të gjithëpushtetshëm. Amerikanët mund të vijnë këtu, por amerikanët nuk mund të të japin dinjitetin, moralin e profesionalizmin. Prokurorët e posaçëm kanë ndikuar dhe shantazhojnë edhe gjyqtarët e GJKKO për të arritur qëllimet e tyre dhe sot kjo është gjendja e gjyqësorit në Shqipëri./Versus.al

Poll