
Ekspertiza e kryer nga shërbimi zjarrfikës për zjarrin që shkrumboi pallatin 12 katësh në kompleksin “Arlis” në Tiranë ka përjashtuar mundësinë e ndonjë shkëndije elektrike, bombola e gazit apo mos kujdesi i personave nën hetim.
Rezultatet e shërbimit zjarrfikës iu dorëzuan prokurorisë e cila po heton për zjarrvënie nga pakujdesia. Përfundimi u arrit pak ditë pasi prokuroria pyeti në prani të psikologëve dhe prindërve 5 fëmijë të mitur të cilët në pamjet filmike shfaqeshin pak minuta para se flakët të shpërthenin duke përfshirë të gjithë pallatin.
Fëmijët kanë shpjeguar se po luanin në afërsi të karrocës së mbeturinave ku kishin hedhur copat e kartonave dhe kishin vërejtur një vazo nga ku po dilte tym.
Zjarri i rënë më 14 prill në kompleksin e ndërtuar nga kompania Arlis shkrumboi 30 apartamenteve. Jeta e të gjithë banorëve u rrezikua ndërkohë që Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ndihmë financiare, që është bonus qeraje prej 40 mijë lekë për çdo familje. Versus.al


